KNAUF

KNAUF

Qoftë nëse dëshironi të ndërtoni apo rinovoni. Nëse kërkoni cilësi jetese, pavarësi dhe investim të sigurt. Atëherë patjetër ju duhet të merrni një vendim se si ta krijoni ambientin tuaj. Ju planifikoni për të ardhmen dhe zgjidhni për këtë materialet më të mira të ndërtimit. Natyrisht qëndrueshmëria dhe jetëgjatësia janë më të rëndësishmet. Një termo-izolim i mirë duhet të kujdeset për uljen e kostove të energjisë. Por më e rëndësishmja për këdo është një ambient i shëndetshëm banimi! Në këtë botën tonë të sotme të industrializuar dhe të automatizuar askush nuk dëshiron më tepër stres në familje. Me pllakat e gipsit dhe sistemet e ndërtimit të thatë Knauf ajo çka ju ëndërroni bëhet realitet: thatë, shpejt, pastër dhe ekonomike – nga bodrumi deri në çati. Ne ju tregojmë mënyrën më të thjeshtë për një shndërrim të lirë nga papafingo në ambient banimi, për një riorganizim të ambientit të banimit, për ndërtimin e mureve ndarëse, dyshemeve të sheshta dhe për një shfrytëzim më të mirë të tualetit ose kuzhinës.

Ndërtim i brendshëm i thatë me Knauf do të thotë:

  • një raport i mirë çmim-shërbim
  • planimetri të përshtatshme
  • ndërtim i shpejtë
  • sipërfaqe banimi e shfrytëzuar maksimalisht
  • zë-izolim dhe termo-izolim
  • mbrojtje nga zjarri
  • e thatë, pa lagështi.

Me sistemet e thata Knauf arrihet një rehati maksimale dhe realizohen thjesht dhe pa problem dëshirat e juaja si për një ndërtim të ri apo riparim ose rikonstruksion.

Shërbimet

Shërbimet tjera të ofruara nga Redoni

Loading...